Del VIDEO/ Safet Gjici për Veton Surroin: Ça nder i qarkut është ky, t’ja heqim që sot

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Me një vendim të paprecedent, Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr titullin “Nderi i Qarkut” publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton Surroi.

Vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur këtë të premte ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte ai që këmbëngulte më shumë në marrjen e këtij vendimi. Në një video të publikuar nga Euronews, Gjici thotë se vendimi duhet marrë menjëherë pasi Surroi nuk e meriton këtë nderim.

Pas ketij vendimi, Edi Rama reagoi ashper duke kerkuar qe prefekti i Kukesit ta zhvleresoje menjehere vendimin e marre. “Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, reagoi Rama.

Ndersa pas kesaj “shuplake” te kryeministrit, kryebashkiaku Safet Gjici kerkoi ndjese publike.

” Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së! Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.”., reagoi Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *