DËMET-SHIFRAT/ 1183 shtëpi të shembura e 5497 të dëmtuara rëndë, lista me 9 objektet që do të shemben në Durrës

Kryesore

Kur kanë kaluar 7 ditë nga tërmeti tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish, një pjesë e familjeve janë kthyer në banesat e tyre, ndërsa një pjesë e madhe ende jo, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar por edhe nga frika për ndonjë lëkundje tjetër. Dy zonat më të prekura nga tërmeti i së martës janë Durrësi dhe Thumana, por dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në Tiranë me qindra pallate të dëmtuar. Sipas Ministrisë së Brendshme, qarqet më të prekura nga tërmeti janë Durrësi, Lezha dhe Tirana, por dëme të shumta janë konstatuar edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat. Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është, 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 558  pallate të dëmtuara rëndë, 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.

Deklarata e plote

 

E martë, 3 dhjetor 2019, ora 13:30pm:

 

Mirëdita,

 

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës së institucioneve publike dhe Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore që drejtohet nga ministri fuqiplotë në perimetrin e zonave të prekura, z. Bledi Çuçi, për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

 

QENDRA E RE DISPEÇER

 

Sikurse e njoftuam edhe dje, tashmë, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

 

  • 0694114100
  • 0694114101
  • 0694114040

 

Gjithashtu, për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

 

www.shqiperiaqeduam.al

 

 

 

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 101 (Tiranë – 32; Durrës – 59; Lezhë – 9; Elbasan – 1).

 

Shumica dërrmuese prej 79 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

 

QARQET E PREKURA NGA TËRMETI

 

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

 

DËMET NË BANESA

 

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

 

Shtëpi të shembura:               1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:     5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:      3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

 

Pallate të dëmtuara rëndë:    558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56,                                                            Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:      335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

 

Shkolla të dëmtuara:             28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

 

Biznese të dëmtuara:             146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore:            2 (Tiranë 1, Kukës 1)

 

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

 

Të evakuuar:……………………3224

Hotele:……………………………1961

Çadra:…………………………….964

Qendra sociale:………………..867

Familje:………………………….2525

 

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

 

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

 

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

 

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

 

 

  • Durrës – 9 objekte
  • Thumanë – 8 objekte

 

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

 

  • Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës
  • Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
  • Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
  • Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”
  • Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

 

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

  • Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
  • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
  • Në kompleksin “Miramare”
  • Në hotel “Vila Verde”
  • Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
  • Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
  • Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

 

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti.

 

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

 

VULLNETARËT

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe  përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qyetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit.

 

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju njoftoj për takimin e rradhës me përditësimin e informacionit nesër në orën 18:30.

Faleminderit!

 

###

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *