Demi Lovato reagon për herë të parë pas mbidozës: Do të vazhdoj të luftoj

Kulturë Showbiz

Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka folur për herë të parë pasi u shtrua në spital në gjendje kritike për jetës për shkak të mbidozës së drogës.

Në një postim në Instagram Lovato u shpreh: “Unë kam qenë gjithmonë transparente me ju për varësinë time. Kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës. Është diçka që duhet të vazhdoj ta kapërcej.”

25-vjeçarja ka folur më parë rreth luftës së saj me varësinë ndaj drogës, çrregullimet bipolare dhe të të ngrënit.

Në deklaratën e saj këngëtarja falenderoi familje dhe mjekës duke u shprehur: “Pa ata unë nuk do të isha këtu duke shkruajtur këtë mesazh për ju.”

Demi shprehu mirënjohjen fansave të saj për mbështetjen që i dhanë gjatë ditëve më kritike për jetën e saj.

Ajo tha se tani kishte nevojë për tu shëruar duke shtuar se do të vazhdojë të luftojë ndaj varësisë ndaj drogës.

Lovato, e cila ka realizuar hite të mëdha në gjithë botën si Skyscraper, Cool For The Summer dhe Sorry Not Sorry, ka luftuar me ka luftuar me abuzimin e substancave për vite.

Muajin e kaluar ajo anuloi shfaqjen e saj në London’s O2, duke njoftuar lajmin në Twitter vetëm disa orë para se të fillonte koncerti.

Në një këngë të publikuar së fundmi, ajo thotë: “Mami më vjen keq që nuk jam e matur dhe babai më fal për pijet e derdhura në dysheme.”

Ndërsa kënga mbaron me fjalët: “Më vjen keq që jam në këtë situatë përsëri, por premtoj se do marr ndihmë. Nuk ishte qëllimi im, më vjen keq për veten time.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *