Demi Lovato, zbulohet shkaku i overdozës me heroinë

Kulturë Showbiz

Sipas tabloidit anglez “The Sun” burri që kishte ndihmuar këngëtaren Demi Lovato të rrinte ‘e pastër’, pa stimuj droge për plot gjashtë vjet, qenka larguar disa javë më parë.

Mund të jetë prishja e marrëdhënieve me trajnerin Mike Bayer, njeriu që e ndihmoi të rrinte larg telasheve dhe substancave të rrezikshme për gjashtë vjet, shkaku i shtrimit të ri të Demi Lovato në spital.

Sipas ‘The Sun’, ish ylli i Dysney, viktimë e një overdoze heroine, pak javë para se të ishte keq, ka pushuar nga puna Bayer.

Shtrimi në spital erdhi pas vitesh kthjelltësie, rrëfyer edhe në filmin “Simply Complicated”.

“Ziheshin sepse ai e ndjente që këngëtarja po kërkonte justifikime për sjelljet e saj të gabuara dhe nuk i thoshte të vërtetën për gjërat që bënte”, shkruan tabloidi.

“Pas debatit të fundit ai i vuri në dukje gjëra që ajo nuk donte t’i dëgjonte. Gjithçka u bë shumë konfuze, sepse Mike ishte shkëmbi në të cilin ajo mbahej, pas përfundimit të marrëdhënies me Ëilmer Valderrama”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *