Type to search

Kryesore Politikë shtojca Sociale

Deputetët nuk zbatojnë ligjin antiduhan, Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu cigare në Kuvend

Ndaje

 

Deputetët duket se janë zgjedhur për të bërë ligje, por jo për t’i zbatuar ato. Ndonëse prej vitesh Kuvendi ka miratuar ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet publike të mbyllura, si lokale, zyra etj., ai vijon të mbetet një nga ligjet më pak të zbatuara në vendin tonë. Dhe në grupin e atyre që e sfidojnë autoritetin e këtij ligji janë edhe të zgjedhurit tanë në Kuvendin e Shqipërisë. Shpesh herë ata janë kapur duke pirë cigare në ambientet e brendshme të Kuvendit. Rasti më i fundit është ky i deputetëve demokratë, Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu.

Siç shihet edhe nga fotot, në pushim të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku po diskutohet projektligji për teatrin, ata të dy kanë dalë në korridor dhe kanë nisur të pijnë cigare pa fund, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar në këto ambiente. Ajo që është edhe më shqetësuese është fakti se shkelja e ligjit bëhet edhe në prani të mediave të cilat ishin gjithashtu të pranishme në korridorin e Kuvendit. Duket se diskutimi i projektligjit për teatrin e ri i ka bërë aq tym deputetët demokratë sa e kanë patur të pamundur që të dallojnë tymin e cigareve që përhapej pa fund në korridorin e Kuvendit.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *