Deputetët shqiptar me makina superluksoze! Kush janë “Sheikët e Kuvendit”

Politikë shtojca

Siç dihet, çdo vit deputetët bëjnë deklaratat e tyre të pasurisë. Sipas atyre çfarë deklarojnë, makinën më të shtrenjtë e ka deputeti i LSI, Agron Çela i cili vjen nga bota e biznesit. Shifra e makinës që ai ka deklaruar, është 147 mijë euro. Bëhet fjalë për një BMW tip i fundit, siç mund ta shikoni edhe në këtë foto.

I dyti është Sadri Abazi, deputet i Partisë Socialiste. Ai deklaron automjet me vlerë 105 mijë euro.

Një surprizë e vërtetë ka qenë makina e deputetit demokrat Nard Ndoka. Ai në deklaratën e pasurisë të vitit 2016, pohon se ka blerë një makinë 85 mijë euro. Makina e tij, një Mercedes S Class është një nga makinat më të pëlqyera të deputetëve tanë.

Një makinë të tillë ka edhe Lefter Koka, deputet i LSI, si dhe deputeti i Partisë Demokratike Halim Kosova. Po këtë markë pëlqen edhe Kryeministri Edi Rama pasi herë pas here e përdor një të tillë, me targa private si dhe Fatmir Mehdiu e Edi Paloka. Por edhe ish Kryeministri Sali Berisha përdor Mercedes, por jo tip i fundit.

Deputeti socialist Anastas Angjeli, ka deklaruar se ka blerë makinë 41 mijë euro. Nga fotoja shihet se bëhet fjalë për një Audi tip i fundit, markë e cila në bazë të opsioneve, shkon mbi 100 mijë euro.

Audi po kaq luksoz mban edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Taulant Balla ka deklaruar që gjatë vitit 2016, bashkëshortja e tij ka blerë makinë rreth 8 mijë euro. Ndërkohë ai vijon të mbajë një fuori stradë Land Cruiser mjaft luksoze.

Ndërkohë fuori stradë përdorin edhe Monika Kryemadhi, Shezair Rrokaj e Petrit Vasili të LSI, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa dhe deputetët socialistë Bashkim Fino e Fidel Ylli, por edhe Albana Vokshi e Jorida Tabaku. Bëhet fjalë për makina shumë të shtrenjta, që nga kërkimet në google, çmimet shkojnë mbi 80-90 mijë euro, nëse blihen të reja.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *