Deputeti demokrat mesazh ngushëllimi për Luan Hajdaragën: Njeri me buonsens dhe humor të pashtershëm

Politikë

 

Ndarja nga jeta para kohe e ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, ka hidhëruar jo vetëm të majtët, si pjesë e familjes së tij politike por edhe të djathtët. Ndonëse kanë qenë për shumë kohë kundërshtar, duke ndarë beteja të ashpra politike, deputetët e djathtë nuk kanë nguruar që të shprehin keqardhjen e tyre për largimin nga jeta e një prej politikanëve më të matur të politikës shqiptare. Deputeti demokrat, Genc Pollo në komentin e tij e quan Hajdaragën një njeri me “buonsens dhe humor të pashtershëm”.

Mesazhi i Pollos:

Ndahet nga jeta Luan Hajdaraga, koleg socialist me kontribut shumëvjecar, buonsens dhe humor të pashterrshëm në biseda. Të prehet në paqe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *