Deputeti i PD, Thaçit: Shihe mirë firmën e Vuçiç, deklaratat e tuaja si tregimet e…

Lajme Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me nismën e tij për ndryshimin e kufijve, dhe për sulmin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një reagim për mediat, ai shprehet se deklaratat e Presidetit Thaçi janë për të ardhur keq.

Deputeti Murrizi thotë se “Firma e Thaçit për shitjen e Kosovës tek Serbia nuk është bast, por shkak për luftë”.

REAGIMI I PLOTE
DEKLARATA E THAÇIT, NJELLOJ SI “TREGIMI” I DASHNORES SE ARKANIT (CECE).

Kur nje president i nje shteti, qofte ky edhe i KOSOVES, flet si shtepiaket e deshperuara, dhe quan te mireqene “tregimin” e te dashures se arkanit, eshte per te ardhur keq.

Trim pas lufte dhe te mençur pas kuvendi, jane vetem ata qe kane mbi shpine padrone.

Kosova eshte SHTET me vete dhe apsolutisht ka qeverine, parlamentin dhe presidentin e SAJ.

Nese per hir te padrinove te hershem (serbeve) apo padroneve te sotem (sorrosit) je i detyruar te “firmosesh” siç te “URDHEROJNE”, kjo eshte puna jote, dhe HALL I QYTETAREVE TE KOSOVES.

Por qe per hater te “firmes” se detyruar, te quash te mireqene “tregimin” e dashnores se arkanit, kjo eshte me shume se TURP.

Nese dhjetera mijera qytetare te KOSOVES, te vrare, te dhunuar, te masakruar e torturuar nga serbet gjate luftes e nder vite, dhe qindra minjera te tjere te larguar nga shtepite e tyre po nga kjo dhune, mund te ta falin qe te firmosesh siç te kane urdheruar, firmose, por kjo nuk justifikohet me shpifje rrugesh.

Lugen e çorbes se gelltitur heret, po e vuajne qytetaret SHQIPTARE ne te dyja pjeset e SHQIPERISE prej 28 vitesh.

E “vjella” JUAJ qe veteshpalleni si “heroj” “lidera” apo “udheheqes” historik te pa zevendesueshem ka helmuar kete KOMB prej shume kohesh.

I zgjedhur i nje vendi nuk do te thote “PRONARE TRUALLI” i atij VENDI.

Per te shitur nje pasuri te paluajtesheme, duhet te firmosin tek noteri e gjithe familja ne moshen mbi 18 vjeç (gruaja, femijet, prinderit, motrat dhe vellezerit).

Po per ti “falur” serbise nje pjese te KOSOVES, kush duhet te “FIRMOSI”??????

Edhe kur noter mund te jete SORROSI apo “djalka” i Tij, prap e njenjta proçedure ndiqet.

Prandaj para se te besh fajtore “komshine” apo “kusherinjte”, pyet njehere mire NJEREZIT E FAMILJES.

Sa per tanket e per luften, une si ish deputet i parlamantit Shqiptare ne ato vite, Ty te mbaj mend me shume ne konferenca shtypi tek hotel Tirana me z.Jakup Krasniqi, sesa ne DEÇAN apo DRENICE.

Por kjo nuk eshte gje e re dhe nuk je as i pari e as i fundit, se gjith heret keshtu ka ndodhur, qe LUFTEN E BEJNE TE TJERE, DHE FITOREN E GEZOJNE TE TJERE.

Prandaj shife mire ate “firmen” me Vuçiçin se nuk eshte pune basti por shkak LUFTE.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *