Deputeti i PD “zbërthen” Vettingun: Hetuesit e komunizmit kthehen në sistem, ndërsa hidhen jashtë ata gjyqtarë që…

Kryesore Politikë

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka zbuluar sot një tjetër fakt për Reformën në Drejtësi dhe për Vettingun.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi shkruan se sot mund të kthen në sistemin e drejtësisë ata hetues dhe gjyqtarë të komunizmit që kanë dhënë dënime me vdekje.

 

Sipas tij PD në kohën që është bërë reforma e ka propozuar që kjo të mos ndodhte, por është refuzuar nga Rilindja.

Me tej në reagimin e tij deputeti i PD shkruan: Ama sot, nje gjyqtar apo prokuror, nuk lejohet te qendroje me ne sistem nese eshte i korruptuar, edhe pse nuk ka denuar me vdekje apo nuk ka torturuar. Kjo eshte shume e drejte. ‎

 

Postimi i plotë

Kriminelet e komunizmit tek portat e Drejtesise‎‎

Nje ishgjyqtar qe denoi me vdekje apo burg shqiptaret per “krime” politike ne kohen e komunizmit sot ka te drejte te rikthehet ne sistemin e drejtesise. Keta nuk i pengon vetingu.‎

Nje ishprokuror qe kerkoi denimin maksimal per “krime” politike kunder diktatures komuniste, ‎sot ka te drejte te kthehet ne sistemin e drejtesise. Keta nuk i pengon vetingu.

‎Nje ishhetues i kohes se komunizmit qe torturoi e ndoshta vrau gjate tortures, te akuzuarit per “krime” politike ne kohen e diktatures komuniste‎, sot ka te drejte te kthehet ne sistemin e drejtesise. Keta nuk i pengon vetingu.

Bijte e bllokut refuzuan me voten e tyre ne 2016 kerkesen e opozites qe me ligj te pengoheshin keta monstra ‎te represionit komunist nga rikthimi si gjyqtare, prokurore apo drejtues te sistemit te Drejtesise demokratike.

Shembulli me revoltues sot eshte Ardian Dvorani, qe qendron i fshehur nen mandatin e gjyqtarit te gjykates se Larte e per te rreshqitur me pas me zdredha drejt Gjykates Kushtetuese edhe pse e kaluara e akuzon si prokurori qe kur Komunizmi ishte ne grahmat e tij te fundit ne 1990, kerkoi 15 vjet burg per ata qe rrezuan bustin e Diktatorit ne Shkoder‎.‎

Ama sot, nje gjyqtar apo prokuror, nuk lejohet te qendroje me ne sistem nese eshte i korruptuar, edhe pse nuk ka denuar me vdekje apo nuk ka torturuar. Kjo eshte shume e drejte. ‎

Por a eshte denimi me vdekje apo me burg vetem pse ke kerkuar liri dhe demokraci, krim me i lehte se korrupsioni?‎ Aspak, sepse sado i rende e i papranueshem eshte krimi i korrupsionit, keta monstra kane kryer krime kunder njerezimit!

Lustracioni ketyre krimineleve eshte domosdoshmeri!‎ Po nuk ju pelqeu termi lustracion, le ta quajme veting, boll te pengohen e te mos na gjykojne me kriminelet e komunizmit

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *