Deputeti i PS debaton me dhëndrin e Berishës: Je bole, shiko se po t’i hanë kumbullat të tjerët

Kryesore Politikë shtojca

 

Sali Berisha ka postuar një foto në FB nga Durrësi, me një mesazh të “qytetarit digital”.

“Shiko cfare behet ne portin e durrsit z.berisha kemi ardh per pushime jo te thithim aromen e plerave”, i shkruan Berishës, “qytetari digital”.

Foton e ka shpërndarë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, që shkruan:

“Durres, 17 Gusht 2018. Falimenton felliqesira qe na e quajne shtet!!!

Ku eshte inspektoriati shteteror i mjedisit? Ku eshte agjensia e bregdetit? Ku eshte kapiteneria e portit? Ku jane emergjencat civile? Ku agjensia turizmit?

Klosi u be dy here deputet ne Durres, por cilin qytetar Durrsak promovoi? Asnje. Vec ish kreut te ps Durres Konomi, qe ishte shef dogane per 3 muaj dhe e hoqen se kish dore te rende. Ky e fiton konkursin si profesionist!

Kapitenerine e portit e perlan vellai i deputetit te ps Ndreu nga Mirdita. Ky e fitoi konkursin? Nuk kishte asnje profesionist detar nga Durresi? Nuk kishte asnje profesionist tjeter pervec atij qe ka vellain deputet? Ketu eshte kalbur kripa”.

 

Por Malltezit i është përgjigjur deputeti socialist, Pjerin Ndreu.

“O dhenderrushi budalla i Saliut qe ti hane kumbullat te tjeret e ty te mpihen dhembet!

Kapiteneria nuk merret me zjarret ne toke o bo….e!

Pastaj drejtori qe thu ti nuk e ka uzurpu postin se nuk e ka pase vjehrrin kryeminister, por ka mbaru Akademine e Marines ne Vlore o dhenderrush i vobekte!

Pastaj ku e ke te shkruar ti qe te jesh nga Mirdita, Puka apo Tropoja nuk duhet te jesh drejtor?!

Kujdes se po te rrah vjehrri me keto budalleqe qe thu! Te fala tyt eti se eshte burre, po ty duket se ti ka helmu trute doktori e nuk di ca thu”, shkruan Ndreu.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *