“Deputeti i PS-së po zhduk provat”- PD denoncon socialistin: Hoqi nga pallati dy katet pa leje në Durrës. Prokuroria…

Kryesore Lajme Politikë

Ish-deputetët e PD-së, Luçiano Boçi dhe Fatbardha Kadiu gjatë inspektimit të grupit të punës në Durrës, kanë akuzuar deputetin e PS-ë, Sadri Abazi se po zhdukur provat e kateve shtesë në pallatin e tij në këtë qytet.

Boçi thekson se Sadri Abazi është parë i buzëqeshur teksa dilte nga kantieri në Durrës, ku ka shkuar për të hequr dy katet pa leje në godinën që po ndërton.

“Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI. Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!!

Për njerëzit? As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme. Pasi kishte hequr me shpejtësi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm,  disa pyetje lindin për Ramën: Kush duhet të hyjë tani në burg?!! Pse lejohet zhdukja e provave?!

Kush ia dha lejen Abazit?!! Po katet pa leje?!! Po prokuroria ku është?! Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë”, thekson Boçi.

Sadri Abazi- Vangjush Dako

boci-denoncimi

Sadri-Abazi-DurresSadri-Abazi-Durres1Sadri-Abazi-Durres11Sadri-Abazi-Durres111

Te lidhura

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *