Deputeti Maliqi thirrje policëve: Mos iu bindi kalorësit dështak të Rilindjes, por jeni me popullin

Lajme Politikë

Situata e rënduar e krijuar nga sulmet e militantëve dhe simpatizantëve të opozitës në bashkitë që drejtohen nga opozita kanë sjellë edhe reagimin e atyre deputetëve të “Opozitës së re” parlamentare. Depueti Lefter Maliqi ka një qëndrim ndryshe nga ai i deputetes opozitare Rudina Hajdari. Madje në një status në Facebook, Maliqi i bën thirrje policëve që të mos bëhen palë me socialsitët, por të jenë në me popullin.

Satusi në Facebook

Thirrje drejtuar ish kolegëve të mi të Policisë së Shtetit ,si prindër si qytetar mos u bindni Kalorësit dështak të Rilindjes, pasi po ju përdor kundra popullit që kërkon liri, demokraci, zgjedhje të lira gjithëpërfshirëse dhe të ndershme. Detyra e policisë është rendi, siguria dhe goditja ndaj krimit e bandave, jo përplasja me popullin. Ju jeni në shërbim të popullit,distancohuni sa më shpejt. Kalorësin dështak po e marrin më qaf këshilltaret e tij mjeranë të paaftë e servila dhe bandat që e kanë marr peng. Kalorësi po perdor ish këshilltarët e tij besnik e të paafte, eprorin tuaj Lleshaj, i cili ngatërron ushtrinë dhe policinë,ushtria është për lufte e mbrojtje, policia i shërben popullit dhe lufton vetëm krimin, bandat, kriminelët dhe jo popullin që do liri demokraci, zgjedhje të lira dhe të ardhme Europiane. Kalorësi i futi policet në vetting i futi në strese po i përdor politikisht kundra popullit për te ruajtur pushtetin e vet të kapur nga mafie e bandat, të cilat se lënë të dorëhiqet. Fati i tij dihet po shkon drejt humnerës dhe po çon vendin në katastrof. Unë jam me ju si ju ish koleget e mi të policisë dhe me popullin qe s’do diktaturën dhe të komandohet nga ky Kalorës i mbajtur peng nga krimi e bandat.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *