Type to search

Kryesore Sport Vendi

Derbi Tirana-Partizani përfundon pa gola

Ndaje

Mbyllet në barazim pa gola derbi i kryeqytetit, me Partizanin që vazhdon serinë e gjatë të ndeshjeve pa humbje përballë rivalëve të kryeqytetit. Por Tirana i ka bërë një nder Superiores, pasi i ka dhënë sot mundësinë ndjekësve të të kuqve që të shkurtojnë diferencën me kryesuesit e kampionatit.

Bardheblutë kanë dominuar pjesën e parë në lojë dhe kanë krijuar dy raste me Ngo, ndërsa Partizani kishte vështirësi të krijonte aksione dhe mbylli fraksionin e parë të lojës pa asnjë gjuajtje në portë. Dëmtimi i Idrizajt në fillimin e të dytës prishi planet e Partizanit, por gjithsesi të kuqtë u zgjuan në minutat e fundit dhe krijuan disa raste, duke goditur edhe shtyllën me Telushin.

Kjo ndalesë e Partizanit mund të bëjë më entuziazmuese javët e fundit të Superiores, pasi Kukësi mund të shkurtojë në 6 pikë diferencën me të kuqtë.

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës u ndërpre për 2-3 minuta pas dëmtimit të Idrizajt për shkak se në fushë u hodhën tymuese në disa pjesë të fushës. Loja iu rikthye normalitetit, pasi fusha u pastrua. Vip Sport

foto galeri
foto galeri

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *