Dëshmia Babaljas kundër Xhafajt, Rama: Manipulim i shëmtuar i PD për të bllokuar…

Politikë shtojca

Pas kthimit nga Sofja, nga Rinasi kryeministri Edi Rama foli për negociatat, por edhe aktualitetin politik në Shqipëri, referuar akuzave të PD për Xhafajn.

“Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve, edhe në drekën që pasoi dhe pjesën e luanit e mori kjo temë (negociatat). Është e qartë, nuk është sekret, axhendat nuk përkojnë plotësisht, madje pak, axhenda jonë e objektivave të mëtjeshëm të integrimit me axhendën brenda BE me objektivin e reformimit, që është në një situatë shumë kaotike, pasi ka qëndrime dhe qasje shumë të ndryshme. Ka pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit, nëse do të shkohet, pasi proceset brenda BE janë të komplikuara, pasi janë 27 vende që duhet të bien dakord për cdo gjë. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe nuk ndihmon në atë që është objektivi ynë, por unë dëshiroj të them që ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vijoj të mbeten optimist që do të kemi një rezultat pozitiv në fund të qershorit”, tha Rama.

Pyetjet nga gazetarët

Gjatë mbledhjes ju treguat se i jeni drejtuar një kompanie të huaj për përgjimin e PD, kush është kjo a ka një emër?
Nuk ia jam drejtuar asnjë kompanie, një agjencie të specializuar, adresën nuk mund ta jap. Nuk ka vlerën e një prove, ka qenë për mua, provën duhet ta certifikojë prokuroria, por përsa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar hedhur në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë. Dita e djeshme duket t’u ketë dhënë mundësi të gjithëve të shikojë audio videon shpk të PD se në cfarë derexheje është katandisur PD, se cfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falenderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqej që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it.Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar.

A keni info që iu bën të mos besoni te ky dëshmitar?
Unë kam sy dhe veshë, kur pashë dhe dëgjova nuk u besova syve dhe veshëve. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Farsë mizerabël dhe se e organizon një parti politike, që teorikisht është alternativë qeverisëse dhe e organizon për të mashtruar dhe bllokuar negociatat, sabotim monumental.

Pse duhet të më besojnë shqiptarët mua?
Unë u kam qëndruar strikt, pasi u jam referuar atyre që kam ditur. Atyre që kam thënë për Tahirin unk u heq asnjë presje sot. Unë përgjigjen për të vendosur nëse është cënuar moralisht figura e ministrit të Brendshëm e kam marrë, dhe ai do të vijojë që të jetë në krye të detyrës që e bën me përgjegjshmëri dhe rezultate domethënëse, kjo një tjetër arsye se përse këta janë kaq të shqetësuar.

Akuzat ndaj PD….
Ndava me shqiptarët atë që po ndodh. Ky është sabotim i mirëfilltë, balta bën punën e saj në mjegullën që ndodhet sot BE, në raport me vetveten dhe lërë pastaj me Ballkanin dhe ne. Në qershor kam besim se nuk do të zbprasemi me një vendim që do të jetë pa dritë, sesi do të jetë dhe në cfarë mënyrë do na jepet mundësia për të ecur përpara është dicka për t’u materializuar në fund të qershorit. Ata e çmojnë progresin e bërë në Shqipëri, por të përballojnë edhe këmbënguljen time, por unë do të vijoj, pasi nuk kemi asnjë rrugë tjetër, që të bëhemi të bezdisshëm që të dëgjohet zëri juaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *