Dëshmitari filmoi vrasësin e gruas shqiptare, largohet i qetë nga vendi i krimit

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Ajo u vra barbarisht me thikë në Milano. Policia ka arrestuar partnerin e saj 42-vjeçarin Alfred Kipe si autorin e dyshuar të vrasjes.

Prej vitesh, 42-vjeçari kishte qenë në një lidhje dashurie me Luljeta Heshtën.

“Shqiptari ishte i papunë dhe pa makinë. Në vendin e krimit ai arriti me transport publik dhe pasi gjeti gruan në rrugë debatuan dhe më pas e qëlloi me thikë 5 herë për vdekje.

Thika akoma nuk është gjetur. Dy dëshmitarë panë skenën e krimit. Një krim i kryer me brutalitet” tha prokurori Domenico Chiaro.

Një dëshmitar i rastit që po kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ka filmuar me video momentin teksa 42-vjeçari largohet i qetë nga vendi i krimit.

Por, Kipe e ka mohuar vrasjen duke thënë se është i pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *