Dështimi në hapjen e negociatave, Rama thërret mbledhje urgjente në Ministrinë e Jashtme

Lajme Politikë shtojca

Dy ditë pasi u bë publike përgjigja negative nga Bashkimi Europian për të mos i hapur negociatat për integrimin e Shqipërisë këtë vit, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente gjithë drejtuesit dhe stafin diplomatik të Ministrisë së Jashtme. Thirrjen e takimit e ka lajmëruar para pak çastesh vet Kryeministria, e cila ka bërë të ditur se Rama do takohet me strukturat që merren posaçërisht me procesin e integrimit. Këtë takim në fakt e kishte paralajmëruar vet kryeministri dy ditë më parë gjatë konferencës për shtyp ku dhe komentoi vendimin e Komisionit Europian për ti hapur negociatat qershorin e 2019. Natyrisht që palët politike në Shqipëri patën interpretime të ndryshme për këtë vendim, ku opozita akuzoi qeverinë se dështoi, ndërsa vet qeveria e konsideroi një sukses marrjen e një date. Ndërsa për Shqipërinë KE vendosi ta shtyjë hapjen e negociatave për në qershorin e ardhshëm, për Maqedoninë fqinje ajo dha dritën jeshile për të filluar procedurat integruese që këtë verë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *