Detaje/ Laboratori i heroinës në Has, arrestohet biznesmeni turk

Kronike Kryesore Lajme

Detaje të reja janë zbuluar pas zbulimit  të laboratorit të heroinës në Has, ndërsa janë arrestuar 5 persona. Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë se ka pasur kontakte me një person për shfrytëzuar ambientin për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emirin e tij. Barushi bënte linjën e elektricitetet.  Në pranga edhe një biznesmen turk,  i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh. Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë.”- tha gazetarja Lala.

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar. Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë. Po ashtu janë gjetur dhe lëndë e material të tjera që shërbenin për përpunimin e heroinës, mes tyre dhe boçe opiumi.

Deri më tani janë vetëm 5 persona të arrestuar, nga të cilët tre anëtarë të familjes ku ishte ngritur laboratori. Informacionet zyrtare janë tejet të rezervuara, ndërsa theksohet se po punohet për kapjen e drejtuesve të rrjetit. Ende është e paqartë se nga vinte lënda e parë, itinerari dhe destinacioni i heroinës që prodhohej në Has.

Të arrestuarit: 

Vehbi Barushi

Xhevit Shuti

Anila Shuti

Mustafe Shuti

Flamur Çela

Shtetasi turk

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *