Detaje/ Si u arrestua Çekaj në Gjermani, 38-vjeçari kishte ndryshuar mbiemër…

Kronike Lajme shtojca

Policia e Shtetit njoftoi këtë të premte arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbi Garden”, në kontenierin e së cilës u gjetën plot 613 kilogramë kokainë.

38-vjeçari u arrestua në një provincë të Dusseldorf-it. Burime për ABC News thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.

Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbi Garden” është arrestuar këtë të premte në Gjermani. Çekaj dyshohet si personi i cili qëndron pas ngarkesës prej 613 kilogramëve kokainë të sekuestruar në Durrës në Shkurt të këtij viti.

Çekaj mësohet se u arrestua falë bashkëpunimit mes policisë gjermane dhe asaj shqiptare, në një provincë pranë Dusseldorf-it.

“Në kuader të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt. Ai është pronari i firmës Arbi Garden, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last Snow”. U shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera, si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, sqaron Policia e Shtetit në një njoftim për mediat

Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Arbër Çekajn, pasi në kontenierin me banane që kompania e tij kishte porositur në Kolumbi, u gjetën 613 kilogramë kokainë.

38-vjeçari ishte shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Çekaj dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Sasia rekord e drogës u sekuestrua në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, më 28 Shkurt gjatë kohës që filloi shkarkimi.

Operacioni në bashkëpunim me policinë gjermane u paralajmërua më herët nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili nga Lezha tha se pasditen e kësaj të premteje priten dy operacione të suksesshme të policisë në bashkëpunim me autoritetet Gjermane dhe Spanjolle

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *