Detaje të reja/Biznesmeni në Shkodër u vra gabimisht, vrasësi ngatërroi objektiv

Kronike Kryesore

 

 

Ndryshon dinamika e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku një ditë më parë në Shkodër. Burimet nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se biznesmeni 30-vjecar është vrarë gabimisht teksa ishte duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektiv, por dikush tjetër që ishte me të. 30-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes të cilët po bënin stërvitje për hipizëm.

Burimet bëjnë me dije se objektivi i vrasjes ka qenë një tjetër person, ndërsa autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov. Mësohet se Ferracaku mbeti fillimisht i plagosur, por nga frika se e pa kush qëlloi, autori e vrau duke qëlluar sërish mbi të me kallashnikov.

Policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona të cilët po merren në pyetje. Familjarët e viktimës shprehen se nuk kanë pasur konflikte me askënd dhe nuk i dinë arsyet se pse është vrarë Arjan Ferracaku.

Viktima nuk ishte i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”, ndërsa kishte dhe disa biznese në Velipojë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *