Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet autori i arrestuar

Kronike Kryesore Lajme

Autori i dyshuar i vrasjes së 18 vjeçarit shqiptar pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimën.

I arrestuari sipas mediave greke, ështt një grek 18 vjeçar, shoku i viktimës, i cili në deklaratat e para të tij, se nuk kishte qëllim për ta vrarë.

Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

Ndoshta një nga arsyet e përleshjes midis tyre mund të ketë qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal, shkruan “Protothema”

Sidoqoftë, i riu i pafat nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë. Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se pse autori i ngjarjes, një 18 vjeçar ishte i armatosur dhe cilat ishin arsyet që qëlloi mbi të riun shqiptar.

Funerali i 18-vjeçarit do të jetë të premten, pasi priten të afërmit e tij edhe nga Shqipëria.

I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 4 dhjetorit rreth orës 22:00.

Reagimi i Ministrise se Jashtme shqiptare

Autoritetet shqiptarë janë shprehur të shqetësuara për ngjarjet e fundit në Greqi, ku vetëm në dy javë janë vrarë 4 shtetas shqiptarë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë kërkon nga Athina që të mos vonojnë në zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe ndërkohë të frenojnë përpjekjejet e Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj.

Regimi i Ministrisë së Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është njoftuar nëpërmjet Ambasadës në Athinë se dje në mbrëmje, më datë 04.12.2018 në zonën e Kavallës, është gjendur i pajetë shtetasi shqiptar Marios Isak i datëlindjes 31.7.2000, lindur në Kavalla, Greqi.

MEPJ shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është në kontakt me familjen e të ndjerit për ofrimin e asistencës së nevojshme.

Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit. MEPJ shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre.

MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këture ngjarjeve nga autoritetet greke.

MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane.

Në kushtet kur bashkëkombasit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *