Detaje/ Vrasja tek liqeni për një konflikt, identifikohen autorët

Kronike Kryesore Lajme

40 minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur te Liqeni Artificial i Tiranës, policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy personat e dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi.

Ky i fundit ishte duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij të mitur kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se personat që qëlluan mbi burrin nga Mallakastra, referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Ata janë larguar me shpejtësi menjëherë pas krimit.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë

Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Burimi BalkanWeb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *