Detajet/ Trump bën shaka me Kim Jong, menuja e drekës dhe “Bisha” e Presidentit

Kryesore

Donald Trump dhe Kim Jong Un u takuan të martën, fillimisht kokë më kokë për 40 minuta, në prani vetëm të përkthyesve të tyre, përpara
se me ta të bashkoheshin, për një drekë pune, delegacionet respektive. Pas drekës, ata ecën në këmbë së bashku, duke u ndalur
shkurtimisht për të parë limuzinën e veçantë të presidentit të SHBAsë.

Rreth 5,000 gazetarë janë në Singapor për këtë rast, por vetëm një grusht gazetarësh amerikanë dhe të Koresë së Veriut, si dhe
fotografë, u lejuan në vendin ku dy liderët përshëndetën njëri-tjetrin.

Ata kane arritur te kapin disa momente shume specifike qe flasin shume per kete takim. Ne pamjet e shperndara nga Daily Mail, qe ju
mund ti shihni edhe me poshte, duket Presidenti i SHBA teksa i tregojn “bishën” e tij të blinduar liderit të Koresë së Veriut.
Kim buzëqeshi pasi iu lejua një vështrim i rrallë brenda automjetit prej 1.6 milion dollarë i cili është projektuar për t’i mbijetuar një sulmi
me raketa ose armë kimike. Makina gjendet kudo ku shkon presidenti i SHBA dhe transportohet me avionin presidencial “Air Force One” kur
Trump është jashtë vendit. Interesit mediatik nuk i ka shpëtuar as ushqimi që u servir për dy liderët botërorë.

 

Trump perpara drekes se perbashket nuk ngurroi qe te bente edhe shaka me mediat, por qe duket nuk eshte pritur mire nga ana e Kim Jong un.

‘A dukemi të bukur dhe të hollë?’ u tha Trump gazetarëve gjatë drekës me Kim.

Kim Jong-un duket se reagon me fytyrë të bardhë pasi presidenti amerikan bëri shaka me mediat gjatë një dreke pune në Singapor, ku të dy liderët u takuan për një takim historik mbi Korenë e Veriut dhe denuklarizimin e gadishullit Korean.

Pas daljes nga dreka, Trump nuk ka ngurruar dhe i ka prezantuar me makinen qe quhet “Bisha” e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

 

Ja menuja diplomatike.
PJATA E PARË:
1.Koktej karkaleca deti tradicionale, shërbyer me salcë avokado
2.Kerabu, një lloj sallate që përgatitet zakonisht me lëng limoni,
sheqer dhe oktapod të freskët.

3.Nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale koreane: Oiseon:
kastravec Korean i mbushur
PJATAT KRYESORE PËRFSHININ:
1-Brinjë viçi gatuar ngadalë, shërbyer me patate gatuar me qumësht
e djathë dhe brokoli, dhe zbukuruar me salcë me verë të kuqe.
2-Pjata e dytë përbëhej nga kombinimi I mishit të derrit dhe orizit të
skuqur Yangzhou me salcë me djathë dhe peshk i ftohtë me rrepa dhe
perime aziatike.
PJESË E MENUSË ISHIN EDHE 3 ËMBËLSIRA:
1-Akullore me vanilje dhe qershi, çokollatë e zezë nga Koreja e Veriut
2-Gështenjë me çokollatë të errët ganache Haagen-Dazs akullore me
vanilje me qershi
3-Tropezienne, ëmbëlsirë me peta brioshi, krijuar në vitin 1955 nga
një pastiçier në Saint Tropez.

Trump and Jong-un had just finished off a working lunch when the American president appeared to make an unscheduled stop at the huge armored car, known as The Beast

The power move is likely to have impressed Jong-un who, despite his nation's isolation, has a taste for American culture and Western luxury

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *