Dha dorëheqjen apo e hoqën? Jonida Shehu sqaron sherrin e bujshëm me “Top Channel”

Kulturë Showbiz

Jonida Shehu braktisi ekranin e “Top Channel”, pas një debati me drejtuesit e këtij televizioni se kishte transmetuar reklamë pa pagesë gjatë puntatës së “Pasdite në Top Channel”, ku e ftuar ishte Rezarta Shkurtra.

 

 

Mirëpo Jonida vendosi të mos sqaronte asgjë në atë moment dhe tanimë që ka vendosur të rikthehet sërish në “Top Channel” në sezonin e ri, ka treguar për herë të parë se çfarë ndodhi.

“Unë nuk jam pushuar nga puna. Kërkova dorëheqjen dhe nuk ma dhanë, kështu që e mora me mend vetë dhe u largova. Unë nuk mendova se do të kthehesha më. Por mes propozimeve për t’u rikthyer në ekran, ishte edhe një shumë i mirë nga “Top Channel” dhe e theksoj nga drejtuesit e rinj. Më mërziti fakti se me drejtuesit e vjetër nuk arritëm të sqaroheshim.” – u shpreh moderatorja e ftuar në “Mbrëmja ABC”.

Jonida konfirmoi se do të vi në sezonin e ri televiziv me një emision të ri dhe nga përshkrimi duket se do të rikthejë programin që bënte disa vite më parë ne ekranin e “Ora News”, që quhej “Natën vonë”.

“Drejtuesit e rinj më propozuan të bëja diçka të re që në fakt më pëlqen shumë. Është një format show por jo spektakël. Shumë personazhe do të mblidhen çdo të hënë nga ora 10 deri në orën 12 pa 5. Një festë private ku njerëzit do të shprehen.” – tha Jonida Shehu. BURIMI CNNA.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *