Dhoma e Tregtisë dënon dhunën e ushtruar ndaj sipërmarrësit Zoga

Kronike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj sipërmarrësit Andrea Zoga.

Në një komunikatë për mediat DHTIT thekson se “bën thirrje organeve ligjzbatuese që të gjejnë dhe të vënë para ligjit personat që kanë kryer këtë akt të paprecedent”.

Sipas DHTIT, çdo ushtrim dhune në çdo formë është një goditje e rëndë për biznesin, duke krijuar pasiguri dhe mungesë besimi për të investuar në vendin tonë.

Shumë shpejtë Dhoma e Tregtisë Tiranë do të mbledhë Asamblenë e saj ku do të dilet me një qëndrim të përbashkët të mbështetje të sipërmarrjes dhe dënimin me forcë të akteve të tilla të dhunës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *