“Dhori Kule ik”, studentët kërkojnë largimin e dekanit të Ekonomikut

Kryesore Lajme Politikë

Studentet e Ekonomikut kanë kërkuar largimin e dekanit të Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule. Ata kishin kërkuar një takim me Dhori Kulen, por ky i fundit kishte kërkuar mbledhje vetëm me 20 përfaqësues prej tyre, çka nuk është pranuar prej studentëve.

Mbledhja ishte parashikuar në orën 4:00 të pasdites së sotme, por sipas studenteve ai nuk ka ardhur ne takim. Pasi kanë pritur 30 minuta, studentët kanë shkuar në bulevard, para kryeministrisë aty ky po protestohen prej 11 ditësh.

“Jam studente e Ekonomikut. Ne kërkuam një mbledhje me dekanatin për të diskutuar problematikat. Ne pritëm, por nuk na erdhi asnjë. Ne erdhëm këtu dhe po protestojmë. Fakulteti digjet dhe Dhori krihet. Duhet të vijë dhe të mbajë përgjegjësi”- thotë një studente duke e shoqëruar në kor me thirrjet “Dhori Kule ik”.


17:13- Studentët e Ekonomikut nuk paraqiten në mbledhjen me dekanin, ndërsa të gjithë janë nisur drejt sheshit. Një 74-vjecar i bashkuar me studentët ka brohoritur me te madhe: Allahu ju ruajt, jam me ju edhe sikur një student i vetëm të dalë në protestë.

16:50- Studentët vijojnë të qëndrojnë para godinës së kryeministrisë, ndërsa u shprehën se ka përpjekje për t’i manipuluar ato në kauzën e tyre, e cila sot ka hyrë në ditën e 11-të.

“Kanë filluar të bëjnë thirrje për dialog nëpër studentë të ndryshëm. Duan të na manipulojnë, nuk është aspak morale që të sabotojnë kauzën tonë”, tha një student.

Një tjetër u shpreh: “Ne e kemi bërë të qartë, por jo vetëm studentët e Ekonomisë, thjesht nuk do të këtë dialog dhe negociata. Nuk ka asnjë përfaqësi, por duhet të plotësohen ato 8 kërkesa. Të hënën shpresojmë që edhe moti të jetë në favorin tonë. Protesta do të jetë masive. Ka mobilizim edhe nga rrethet.

13:00 – Protesta tek bulevardi Dëshmorët e Kombit përballë kryeministrisë vijon edhe këto orë të mesditës, me studentët e banorët e Astirit që janë bërë njësh, pas thirrjes për protestë Kombëtare ditën e djeshme.

Studentët kanë dhënë arsyet se pse lejuan sot që atyre t’i bashkohen dhe banorët e Astirit, pavarësisht se ditë më parë në një fare mënyre ata i “përzunë”.

Të rinjtë shprehen se për sa kohë që nuk ka përfaqësues të partive, apo qytetarët nuk protestojnë me ngjyrime politike, atëherë të gjithë kanë të drejtën t’u bashkohen.

“Protesta do të vijojë, ne do qëndrojmë këtu. Sot i lamë të na bashkohen banorët e Astirit se pavarësisht se kauzës së tyre i është bashkuar PD, nuk po vijnë me përfaqësues politikë, por janë këtu si qytetarë të thjeshtë që ngrenë shqetësimet e tyre ndaj qeverisë. Ne ende nuk kemi një plan për ditën e nesërme, pasi gjithmonë e kemi planifikuar një ditë më parë se çfarë do të bëjmë. Protesta edhe mundet të përshkallëzojë, megjithatë s’kemi një plan konkret. Sot protesta ka qenë kombëtare,” tha një student për BalkanWeb.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *