Dialogu me Serbinë/ Thaçi i zhgënjyer nga Berlini: Shpresoj më shumë rezultate nga Parisi

Botë Kosovë Kryesore Rajon

 

Nga Tirana ku po merr pjesë në samitin e Tiranës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se shpreson që të ketë më shumë rezultate nga Samiti i Parisit, pasi kishte mbetur i zhgënjyer nga ai i Berlinit javën e kaluar. Kreu i shtetit të Kosovës tha në dialogun me Serbinë duhet të përfshihet me cdo kusht SHBA-ja.

“Në Kosovë jemi 90% pro NATO dhe BE. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, tarifa ka qenë vendim i drejtë dhe do të mbetet në fuqi, duhet të vijojë dialogu i pakushtëzuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve, që e përshinë Luginën e Preshevës në territorin e Kosovës. Shpresoj që samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar dhe do të prodhojë më shumë substancë. Pa rolin e SHBA nuk mund të ketë dialog apo marrëveshje” tha Thaçi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *