Sipas informacioneve paraprake, një fabrikë prodhimi dyshekësh është djegur këtë mbrëmje në lagjen 5 në Kavajë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshohet se shkak i zjarrit në fabrikë është bërë një masë elektrike.
Policia thotë se fabrika është në administrim të shtetasit Gjergj Kralit, babait të kryetarit të Bashkisë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Loading...