Në morinë e shumtë të mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur sot keqardhjen e tij. Rama e konsideron atë një mik të tijin, duke vlerësuar pikërisht disa nga vetitë e tij më të mira, si një njeri i paqtë dhe që zgjodhi të mos prish qejf me askënd.
Mesazhi i Ramës:
I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe💐