Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE

Lajme Politikë

Ditmir Bushati nuk do të jetë përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, por 57 vendet anëtare e kanë dhënë konsensusin duke i besuar sekretares së shtetit të Portugalisë Teresa Ribeiro dhe jo Bushatit.

Zyrtarja e lartë portugeze do të zëvendësojë në këtë post Harlem Dezir. Ndërkohë që diplomatja gjermane Helga Schmid ka marrë konsensusin për t’u emëruar sekretare e re e përgjithshme e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin duke zëvendësuar Thomas Greminger në krye të OSBE

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *