Djali i Olldashit në protestat e PD, Basha: Nderon trashëgiminë e babait të tij, mikut tim (VIDEO)

Politikë Slider kryesore

300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), organizatë studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD-ja, do të jenë të shtunën në protestën e opozitës para kryeministrisë në orën 18:30. Në takim me ta, ishte edhe djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, i cili edhe më herët në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com ka shprehur gatishmërinë e tij për tu përfshirë në politikë në gjurmët e babait të tij. Glauk Olldashi është me studime jashtë Shqipërisë, dhe në një fjalë të mbajtur në aktivitet, lideri demokrat Lulzim Basha, veçoi angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave të studentëve në Shqipëri.

“Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.  Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane. Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.

Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve  Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.  Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë  e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Vetë ai i pranishëm në takim ka thënë: “Dua të falenderoj EDS për vlerësimin që i kanë bërë Shqipërisë për  të ardhur për herë të parë në Shqipëri. Sot është një ditë e gëzuar për Shqipërinë pasi është hera e parë që vijnë. Si anëtar të EDS në Europë, përshtypja e parë për Shqipërinë nuk është e mirë. Nëpër botë dhe nëpër Europë duhet të ndryshojë rrënjësisht për mënyrën se si flasin për shqiptarë. Shiptarët janë po aq të mirë madje më të mirë se vetë europianët. ”

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *