‘Dje kundër Ramës, sot kokëulur’! Majko ia kthen Bashës: Lëri komentet, s’ke bërë ‘një gisht’ më shumë se unë

Kryesore Politikë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka reaguar pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha e përmendi në fjalën e tij në protestën para Teatrit Kombëtar pasditen e sotme.

“Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko. Por, sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin”, tha Basha.

“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë! Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë.

 

Majko Twitter

Drama “Vizita e damës plakë” ka në qendër Kler-in që e dëbuan shumë të re nga qyteti i Gylenit, i cili e mirëpret me ceremoni tani që është bërë një damë plakë. Dama rikthehet në qytetin e lindjes e pasur, por e mbushur me hakmarrje. Historia nis në qytetin e Gylenit e që po përgatitet për ardhjen e milioneres së famshme Kler Zahanasion. Qyteti është në një gjendje të mjerueshme dhe banorët vuajnë prej skamjes. Ata shpresojnë që Kler, e lindur në këtë qytet të vogël, do t’i ndihmojë me investime shumë të nevojshme. Por Kler ka ardhur me të tjera synime. Ajo kërkon vetëm hakmarrje për mënyrën sesi njerëzit e këtij qyteti janë sjellë me të vite e vite më parë. Në këtë vepër tregohet sesi një qytezë e vogël, e varfër por me qetësi shpirtërore, ku banorët janë në solidaritet me njëri-tjetrin, kthehet në një shoqëri pa moral dhe pa dinjitet kur në mes hyn paraja. Paraja shkërmoq gjithçka të bukur dhe morale që ka ky qytet, ndërsa dama plakë largohet me hakmarrjen e lënë pas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *