Per ngjarjen e ndodhur ne qytetin e Durresit ka ardhur ne menyre te menjehershme edhe reagimi i Caritas Dioqezan Tirane-Durres.
“Një ngjarje e rëndë ka trondirut sot komunitetin katolik të Durrësit ku në të zbardhur të ditës, janë vënë re shenja zjarri në dyert kryesore të Kishes Famullitare të Shën Dominikut në zonën e Unazes në qytetin e Durrësit. Famullia në fjalë është zona baritore e Etërve Dominikan që veprojnë në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh.
Nga ngjarja deri tani nuk ka të dhëna dhe Policia e Shtetit është në kërkim të autorëve të saj. Duke falenderuar punonjësit e zjarrfiksve për gadishmërinë në kohë reale falenderojmë Zotin për mos pasjen viktima në këtë ngjarje dhe me shpresen se Policia e Shtetit do të punoj me profesionalizem për identifikimin e personave dhe shkaqeve te saj”, thuhet ne reagimin zyrtar.
Nga te dhenat e para mesohet se nga zjarri i vendosur mbreme gjate nates jane djegur dyert e jashtme dhe
Bernard Caurana famulltar i kesaj kishe ne nje prononcim per median tha se “Ngjarja ishte nje akt i ulet. Do te vijojme misionin tone”.