Djegia e KZAZ-ve, OSBE dënon aktet, Vasili: Çunat e Shijakut, Borchardt ta…

Lajme Politikë

Prezenca e OSBE-së në Tiranë dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, OSBE thotë se të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

OSBE thekson se çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar.

“Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, OSBE u bën thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore.

“Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri” përfundon deklarata.

Por i menjehershem ka qene edhe reagimi i nenkryetarit te LSI, Petrit Vasili me ane te nje postimi ne Facebook ai shprehet se ambasadorit Borchardt ia paskan lexu Kushtetuten cunat e Shijakut, pasi zgjedhjet i shpall Presidenti dhe sipas tij nuk ka nje date per zgjedhjet lokale.

Postimi i plote ne Facebook i Vasilit

Borchard ta paskan lexuar Kushtetuten çunat e Shijakut!

Borchard-it duket qarte, qe ja kane lexuar kushtetuten çunat e Shijakut ose hajdutet e votave te Dibres.

Do ja kene lexuar me siguri nen tymin e kanabisit nen shoqerine e “çunave me probleme” te furgonit te Gjiknurit.

Borchard me qe s’ke degjuar gje merre vesh: nuk ka zgjedhje lokale ne 30 qershor ne Shqiperi.

Kushtetuta e Shqiperise jo ajo e kanabisit qe te kane lexuar ty e thote qarte:Zgjedhjet i shpall me dekret Presidenti i Republikes.

Ndaj merre Kushtetuten e lexoje dhe hiqe nga duart koven e benzines e te provokimeve.

Mos e njollos OSBE me jeshilen kanabiste se s’ta ka per borxh.

Deklarimet provokuese te Borchard jane ato te nje sherbetori te juntes se korruptuar te rilindjes.

Keto deklarime te inkriminuara mbulojne krimet zgjedhore,pasi Borchard nuk ka thene as edhe nje fjale te vetme per hetimet zyrtare te manipulimit kriminal te zgjedhjeve nga rilindja, edhe pasi te vertetat e ketij manipulimi kriminal u bene te ditura boterisht nga BILD dhe VOA.

Borchardt do te mbaje pergjegjesi te drejtperdrejte per mashtrimet e tij te vazhdueshme si dhe per lojerat e felliqura per te krijuar nje opozite Fake, totalisht ne sherbim te Rames dhe strategjise se tij te zeze te kapjes se te gjithe pushteteve.

Kushdo,qe u vu ne sherbim te kapjes dhe rrenimit te demokracise ne Shqiperi do te jape llogari,koha ka ardhur….

Ç’fajsim nuk ka per kerkend…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *