Djegia e Parlamentit? Meta: Informacioni i vërtetë, do t’i vihet në dispozicion Kuvendit

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Presidenti Ilir Meta përsëriti edhe njëherë se informacioni për djegien e Kuvendit është tërësisht i vërtetë. Ky dokument tha Meta do ti vihet në dispozicion Komisionit Hetimor sipas ligjit.

Meta: Sa i takon deklaratës sime se në datën 7 qershor se kam patur një informacion nga një institucion i lartë i sigurisë kombëtare, kjo është e vërtetë unë nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në këto momente të rëndësishme. Unë nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Kanë dërguar një kërkesë për tu njohur me këtë informacion, edhe presidenca do t’ja vërë në dispozicion Kuvendit. Informacioni është i vërtetë.

Vendi ka përjetuar konfrontime dhe është ndriçuar më shumë sec duhet. Ka patur përplasje plagosje, por ka ndodhur para 100 vjetësh. Ajo që mund t’ju them me bindje të plotë është se në këtë dokument do ti ndiqni të gjitha shqetësimet. Këtu nuk do të ketë për publikun vetëm dokumente sekret dhe do të kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur dhe më mirë nuk mund ta përshkruante raporti final i OSBE/ ODIHR

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *