Djegiet e makinave në Vlorë, policia: Paralajmërime ose larje hesapesh

Provinca

 

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Dyshohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’ të qytetit. Automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale B.R.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth rastit apo nëse pronari ka konflikte.

Dhjetëra ngjarje zjarrëvenie të makinave janë regjistruar ne qytetin e Vlorës kohët e fundit, ku rasti më i fundit është shënuar në orët e para t mëngjesit të së dielës, e shumë kanë mbetur të pazbardhura nga policia.

Zjarrvëniet e qëllimshme tek automjetet shikohen nga policia si paralajmërime apo larje hesapesh.

Ndër ngjarjet më të rënda të kësaj natyre është atentati me eksploziv në mjetin e ish-gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, ngjarje kjo ende e pazbardhur.

Edhe pse motivet janë të qarta për shumë atentate me eksploziv apo djegie automjetesh, autorësia e tyre ka mbetur enigmë.

Për ekspertët e policisë lokale që e njohin mire situatën e krijuar, këto ngjarje janë pjesë e luftës e rrjeteve kriminale që janë në qytet ku herë pas here raportohet edhe për persona të zhdukur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *