Type to search

Kryesore Politikë

Djegia e mandateve, shteron lista e PD në Kukës

Ndaje

Zëvendësimi i deputetëve të opozitës po arrin në pikën më kulminante ku vendimmarrja politike e kryeministrit Rama do të jetë interesante por edhe me rëndësi të madhe për gjithë vijimin e debatit politik në vend.

Teksa duket sikur ingranazhet po punojnë mirë dhe gjithçka po shkon në vendin e vetë, duke i thirrur rast pas rasti me disa raunde kandidatët e listave shumëemërore, një situatë e re paraqitet në qarkun e Kuksit.

Në këtë qark, PD ka pasur dy deputetë: Flamur Nokën dhe Isuf Celajn.

Flamur Noka u zëvendësua nga kandidati i tretë në listën e PD-së, Alban Zeneli i cili dje bëri betimin.

Për zëvendësimin e ish-deputetit të tjetër Isuf Celajt është në dispozicion vetëm një kandidat: i fundit në listën e PD-së: Miftar Dauti.

Ai është njoftuar nga KQZ, por kur kanë kaluar 9 ditë, ai ende nuk ka paraqitur formularin e dekriminalizimit, por vetëm dorëheqjen nga mandati.

Nesër është dita e fundit kur z. Dauti mund të ndërrojë mendje, por burimet nga PD thonë se ai nuk do ta pranojë mandatin.

Nëse deri nesër kandidati i fundit i PD-së nuk sjell formularin e dekriminalizimit, ai humbet mandatin dhe në Kukës ngel një mandat i pa plotësuar nga PD. Pastaj hyn në lojë lista e LSI-së për këtë qark që ka dhe herësin më të lartë.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *