‘Do digjej Kuvendi’/ Ish-kreu i SHISH: Pse do e këshilloja Metën që të mos ta kishte dhënë këtë informacion

Lajme Politikë

Një informacion që nuk duhej thënë në Komisionin Hetimor, e aq më tepër i pamjaftueshëm për të marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, është konsideruar nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklarata e Metës se më 8 qershor do digjet Kuvendi. Në studion e Report Tv, në emisionin “45 minuta”, Klosi tha se argument i tillë nuk qëndron për të legjitimuar vendimin e shtyrjes së 30 qershorit, teksa ka ngritur dyshime për vërtetësinë e tij.

Përballë gazetarit Denis Minga, Klosi, duke e vënë veten në vendin e këshilltarit të kreut të shtetit, tha se do e këshillonte Metën që të mos e thoshte në Komisionin Hetimor një informacion të tillë, pasi sipas tij në protestat e opozitës ka pasur disa herë tentativa të tillë, por godina është mbrojtur nga policia.

Nuk e lidh dot djegien e parlamentin me shtyrjen e zgjedhjeve. Këtu do i thoja “jo”. Nuk duhet ta kishte thënë këtë. Rreziku për parlamentin ka qenë. Nëse policia nuk do ishte treguar e vendosur për ta mbrojtur, edhe mund ta kishin djegur më parë në protestat e kaluar. Sigurisht duhej bërë një akt vandalizmi që të diskutohet, se kështu do mbetej në vëmendje të njerëzve. Institucioni kryesor që furnizon me informacione që vijnë me rrugë sekrete është SHISH, por këtë informacion mund ta ketë edhe policia, apo Bashkia, por informacioni nuk është trajtuar si duhet. Informacioni duhej shfrytëzuar për t’i dalë Zot të keqes, që të merreshin masa. Nuk dëgjova se Meta e ka çuar gjëkundi këtë informacion, nuk kam dëgjuar të ishte thënë një gjë e tillë. S’është ndonjë gjë sekrete, nuk të detyron njeri që të thuash burimin, por u tha vonë. Më mirë do thosha po të isha këshilltar “Mos e thuaj, përmend të gjitha informacionet e tjera, po jo këtë”. Edhe nëse do digjej, do bëhet një tjetër më i mirë. Doli shumë vonë dhe ngre dyshim. Kush e di njeri tjetër këtë informacion përveç Metës?”, tha Klosi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *