“Do jem aty”, Presidenti Meta falënderon aktorin e njohur: Bëjnë si tigra por janë vetëm minj

Lajme Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur një komenti të aktorit të njohur Neritan Liçaj i cili thotë se do të jetë në protestën e thirrur më 2 mars. Meta falënderon aktorin dhe thotë se i prej të gjithë artistët heronj dhe patriotë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i Shtetit shkruan më tej se nëse organizata mafioze rrëmben Gjykatën Kushtetutese ata do zhdukin jo veç tetarin por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare.

Ndaj ai i bën thirrje popullit të hapë sytë në këto momente vendimtare.

“Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin”, shkruan Presidenti Meta ndër të tjera.

KOMENTI I PRESIDENTIT

Faleminderit i dashur Neritan!
Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.
Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!
Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.
Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.

Whatsapp Image 2020 02 23 At 11.21.22

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *