“Do të djegim ty dhe familjen tënde”, kërcënohet gjyqtari në Korçë, procedohen 2 autorët

Kronike Kryesore Lajme

Gjyqtari i Korçës, Besnik Shehu ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm: Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha.

Dy personat në fjalë kanë qenë në proces gjyqësor për pronat, dosjes e së cilës e ka gjykuar Besnik Shehu në shkallë të parë. Sot, procesi gjyqësor në fjalë është në Gjykatën e Lartë.

 Mësohet se ata kanë kërcënuar se do djegin atë dhe familjen e tij.

“Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh”, janë disa nga kërcënimet që gjyqtari pretendon se i janë bërë pasi ka dalë nga banesa.

Policia ka ndaluar personat ndaj të cilëve ka bërë kallëzim gjyqtari dhe pas marrjes në pyetje i ka lënë të tirë. Ndaj tyre ka nisur procedim penal për Kanosja për shkak të detyrës.

Njoftimi i Policisë 

Më datë 08.09.2018 në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Sh, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, i cili ka deklaruar se për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga shtetasit M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë.

Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *