“Do të shihemi nesër…” fjalët prekëse të Endrit Dumanit drejtuar dajës së tij, Xhetanit

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Do të shihemi nesër kur të bashkohemi me të.”

Kjo është ajo që tha Endrit Dumani në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama pas riatdhesimit nga Siria.

Gjysmëhëna e Kuqe siriane riatdhesojë 4 fëmijët shqiptarë nga kampi famëkeq i Al Hawl.

Endrit Dumani është nipi i Xhetan Ndregjoni, i cili pak kohë më parë protestoi para kryeministrisë lidhur me nipërit e tij të bllokuar në Siri.

Xhetan Ndregjoni, daja i Evës dhe Endrit Dumanit, me anë të një postimi në rrjete sociale kërkonte që populli të ngrihej për të kërkuar riatdhesimin e fëmijëve.

Familjarët dhe qytetarët mbërritën para kryeministrisë me pankarta të ndryshme në duar, një prej të cilave shkruante: “Të harruar në Siri, ktheni fëmijët në shtëpi.”

Xhetan Ndregjoni: Këto nëna deputete, ministre, zyrtare a janë të shqetësuara për 16 mijë fëmijët në kampin Al-Hol që nuk dihet si gdhihen e ngrysen. A i vret pak ndërgjegjja. A kanë ndërgjegje këta njerëz që sot çojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe 61 fëmijë janë në burgun Al Hol dhe nuk dihet ku do i çojnë. ne kërkojmë zgjidhje institucionale ose një përgjigje. Do i marrë shteti këta fëmijë apo do i braktisë përfundimisht.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *