Dogjani: Qeveria të shpallë alarmin, ‘Trauma’ ka mungesë mjekësh

Slider kryesore Sociale

Qeveria duhet të shpallë alarmin SOS pasi kemi mungesë të stafit mjekësor! Këtë deklaroi në një konferencë për shtyp, Agron Dogjani, kreu i Shoqatës së Traumës, i cili tha se Trauma i ka kapacitetet e duhura për të trajtuar pacientët por ka mungesa të ndjeshme të mjekëve, pasi janë larguar. Nëse ecet me këtë ritëm pas disa viteve nuk do ketë më mjekë Shqipëria.

Deklarata e tij e plotë:

Qeveria duhet të shpallë atë që quhet alarmi SOS, pasi kemi mungesë të stafit mjekësor nga largimin i tyre. Mjekët janë truri i Kombit, mbajeni mend këtë. Trauma ka vende bosh nga largimi i mjekëve. Shqipëria mban vend rekord për numrin e aksidenteve, në muajin gusht kemi pasur dyfishim të numrit të traumave, por me këtë ritëm pas disa vitesh do mbetemi pa mjekë.

Gazetarja e pyet: A ka kapacitete spitali për të trajtuar rastet?

Dogjani: Spitali është ok, kapacitetet janë. Por edhe duhen shtuar, jemi në alarm nga mungesa e mjekëve.

Reagimi i Dogjanit një ditë pas largimit të dy mjekëve ditën e djeshme pas rastit të publikuar në STOP. Elidjan Behluli dhe Fatbardha Dervishi, në Qendrën Shëndetësore ‘Bathore’, janë regjistruar në akte korruptive, Ministria e Shëndetësisë vendosi pushimin e tyre nga puna për shkelje të rëndë dhe në mënyrë flagrante të detyrave të përcaktuara nga kontrata individuale e mjekut të përgjithshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *