”Doja ti mbysja vajzat se i kam të miat”, moderatorja reagon e shokuar: ‘Monstrat’ i kemi …

Kulturë Showbiz

Gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu në një reagim të sajin në rrjetet sociale, është shprehur e indinjuar me ngjarjen e fundit, ku një nënë në Fier kërkoi të mbyste dy vajzat e saj në lumë, me ‘’arsyetimin’’ e vetëm se ishin fëmijët e saj dhe mund të bënte ç’të donte.

Fatma shprehet se këta njerëz që ne me pa të drejtë i quajmë monstra, janë njerëz që kanë probleme mendore, dhe se depresioni e ka mbytur këtë vend.

Gazetarja shton më tej se ne si shoqëri jemi shumë injorantë sa i përket prindërimit dhe kujtohemi që të reagojmë vetëm pasi ngjarja ndodh.

Reagimi i moderatores:

Depresioni qe ka mbytur kete vend eshte ne nivele te frikshme. Keta njerez qe vrasin gjakun dhe shpirtin e tyre i kemi afer cdo dite.

Ne i quajme monstra kur e keqja behet, por ata jane te semure mendore qe kane nevoje per ndihme!
E kalojme me shaka e batute ose me nje mendje te lehte vrerin dhe komentet e semura qe shikojme te hidhen ne rrjetet sociale, kur ne fakt ai eshte nje nder treguesit sa thelle eshte futur ne depresion kjo shoqeri.

Jemi shoqeri injorante, e varfer dhe depresive dhe sot me shume se kurre po ulerijme per ndihme. Ngjarjet e ketyre diteve nuk jane te fundit per fat te keq.

Monstrat nuk jane “atje” ,monstrat i kemi ne pune, shoqeri ndoshta dhe ne familje…me afer se mendojme. Nuk e di kur do vije dita qe te merremi seriozisht me shendetin mendor ne kete vend.

Shume gjera jane bere gabim ne edukimin e brezave dhe pasojat jane keto.

Ps; Fjalia me e tmerrshme qe lexova, eshte ajo ku nena kujton se ka te drejte t’i marre jeten femijeve se i ka te VETET.

FEMIJET NUK I PERKASIN PRINDERVE, i perkasin VETES, shoqerise dhe vendit ku jetojne! Ti nuk ke te drejte ta prekesh femijen tend me dore se “eshte i joti” dhe “ben cte duash”!!!! Ne nuk kemi edukimin minimal per te prinderuar, ne nuk kemi nderhyrjen e duhur te shtetit kur femijet dhunohen. Ne shikojme prinder qe rrahin femijet dhe nuk denoncojme ne polici…se dhe po e bere asgje nuk ndodh!!! Mjere ne, e mjere femijet tane. Ne 2018 ne kete vend vazhdojme te mbajme syte nga qielli; Zot na mbro ti se vet nuk kemi akoma gje ne dore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *