Dokumenti i SHIK ’98: Vrasja e Azemit dhe trafiku i armëve

Kronike Kryesore Lajme

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla, në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në katër faqet e këtij dokumenti të klasifikuar, përshkruhet e gjithë dinamika e vrasjes së Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, përfshirë edhe autorët e krimit, por nuk është përmendur asnjëherë emri i Izet Haxhisë si autor apo i dyshuar.

Momenti i vetëm kur emri i Izet Haxhisë përmendet në dokument është gjatë verifikimeve mëngjesin e ditës pas vrasjes nëse personat e dyshuar ndodheshin apo jo në Tropojë, mes tyre edhe Ismet Haxhia, vëllai i Izetit. “Në vendngjarje është ndodhur makinz ae Ismet Haxhisë – Shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është “Tipo” me targa “Policia 203″. Ismet Haxhia kish ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë pra, katër ditë pas vrasjes. Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhiaj”, thuhet ne dokument.

Sipas Repor TV, SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre. Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në janar 1998.

Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij.

Kjo mesohet se do te jete edhe prova e avokatit te Izet Haxhise ne seancen e hapur per rigjykim. Ky dokument sekret i Sherbimit sekret shqiptar mban daten 16/12/1998, nxjerre ne nje kopje dhe me numer protokolli 2287.

Kjo shkrese i eshte paraqitur kryeministrit te asaj kohe Pandeli Majko, si dhe eshte vene ne dijeni presidenti Rexhep Meidani.

Dokumenti i plotë

Titulli: Mbi autorët e vrasjes se deputetit Azem Hajdari

Nga disa burime të besueshme informative, të pamvarura prej njeri-tjetrit dyshohet se autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kernaja, që të tre nga Tropoja.

Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS-së, Gafur Mazreku me dt. 18 shtator 1997.

P.D-ja pas kësaj ngjarjeje kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i Komisariatit të Policisë në atë periudhë Fatmir Haklaj, nuk iu dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Në datën 5 janar 1998 në Qafë-Luzhë, Tropojë vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës, së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi, nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari.

Me datën 6 janar 1998 në fshatin Cernicë të Tropojës, vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit.  Në këtë vrasje Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Në datën Janar 1998 Fatmir Haklaj vret brenda në Komisariatin e Policisë së Tropojës, Shaqir Hoxhën, vëllai i Haki Hoxhës. Menjëherë pas ngjarjes braktis deyrën dhe fshihet në mal.

Jaho Sali Mulosmani është dajua i Fatmir Haklës, ose më saktë kushëriri i parë i nënës së Fatmirit. Jaho është aktualisht Shefi i Policisë së Rendit në Tropojë, ku me Fatmirin veç lidhjeve të gjakut, e lidhin edhe dyshime për vrasje.

Feriz Kërnaja, pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit ka pasur këto motive që e kanë shtyrë:

Ferizi është poshtëruar publikisht duke u qëlluar me shuplakë para hotel “Arbëria” nga i quajturi Isuf Haxhiaj. Isufi ka qenë shok i ngushtë me Azem Hajdarin, i arratisur në vitin 1990 për disa grabitje e shkatërrime të mjaft dyqaneve në Tropojë, i zbërthyer në hetuesi si agjent i zbulimit jugosllav.

Rreth datës 25 shkurt 1991 Feriz Kërnaja vret në mënyrë të hapur në tragetin e Tropojës, Isuf Haxhiun, i cili rastësisht mbante veshur atë pardesynë e Azem Hajdarit.

Në trazirat e muajit Mars 1997 arratiset nga burgu dhe kapet në autostradë me një makinë ku kishte edhe armë, së bashku me djalin e Nehat Kullës, me të cilin Ferizi ka qenë shok burgu.

Nga fillimi i muajit Gusht 1998, Feriz Kërnaja lirohet nga gjykata e Faktit Tropojë, duke u argumetnuar vendimi me disa amnisti të njëpasnjëshme, nga të ciliat kishte pëfituar.

Rreth datës 2 shtator 1998,  babai i Fatmir Haklës, i quajturi Muharrem Haklaj, rreth 67-vjeç, ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me Azem Hajdarin, me qëllim për të bërë pajtimin e gjaqeve. Në bisedë ata kanë debatuar dhe në përfundim pasi nuk kanë rënë dakord, Muharremi i ka thënë që për këtë problem  do të kthej përgjigje pas 10 ditësh.

Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra më 12 shtator 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit/

Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targë të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-presidenti Sali Berisha. Kjo makinë i është marrë Myftar Culajt, pronar i një lokali tek “Menca e kinezëve”, me emrin “Tarzani”, nga grupi i mësipërm Myftarin, pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë për të marrë 30 milionë lekë.

Myftari i trembur, k aikur në Itali bashkë me vëllanë e tij.

Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00 është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ku ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta ish-Shef i Komisariatit Tropojë. Për këtë person dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari, ose ështëe vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit.

Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Ish Ministri i Rendit Publik, Perikli Teta ka marrë dy herë në telefon Tropojën për të verifikuar vendndodhjen e Jaho Mulosmanit, i cili kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në Komisariat me preteksin se ishte i sëmurë. Në orën 22:00 të datës 12 Shtator 1998, ku në shtëpinë e Jahos shkuan një grup policësh, babai i tij, Salih Mulosmani, u tha që ishte brenda në dhomën, por ata vetë nuk e verifikuan.

Taulant Dedja-përfaqësues i Qeverisë për Tropojën, në mëngjesin e datës 13 Shtator 1998, rreth orës 7:15 e ka konfirmuar venndodhjen e Jaho Mulosmanit në Tropojë.

Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Fatmir Metës top “Fouristrada” e me llampën e sinjalit të policisë.

Me këtë makinë Jaho Mulosmani ka qarkulluar në Tiranë 2 ditë para ngjarjes dhe atë ditë që u krye vrasja.

Pas ngjarjes, Fatmiri nuk shkoi më në Tropojë dhe aktualisht është në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.

Në vendin e ngjarjes është ndodhur makina e Ismet Haxhisë-Shef i Qarkullimit Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është “Tipo” me targë “Policia 203”. Ismet Haxhia kish ardhur në Tiranë 2-03 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë pra, katër ditë pas vrasjes.

Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj- vëllai i Fatmir Haklaj, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gram me Rudi Bardhoshin, subjekti ynë në gjurmim për trafik armësh.

Me këtë ofertë ishin përzier edhe Azem Hajdari e Ahmet Kraniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhiaj. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memimë dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre.

Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBEE-së, Kryqit të Kuq, me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë. Theksojmë se, ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë edhe ish-presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni.


Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *