Dorëheqja e Tahirit, Ruçi: Moral brenda imoralitetit në politikë. I pari në 27 vjet

Kryesore Lajme Politikë

Gjurma 9 Maj 2018

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti vendimin e ish-deputetit Saimir Tahiri për dorëzimin e  mandatit. Në ditën e Evropës gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Ruçi tha se ky është rasti i parë në 27 vjet që një deputet dorëzon mandatin pas akuzave. Ai tha gjithashtu se akuzat duhen vërtetuar nga organet e hetimit.

Gramoz Ruçi: Në 27 vjet që unë kam në parlament ka pasur shumë akuza për shumë deputetë majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot duke filluar nga mua. Asnjë nuk e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret. Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri  për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë. 

Mos shkarimi i 4 gjyqtarëve, Ruçi: E turpshme

Edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është në krah të ministres Gjonaj dhe Presidentit Meta në lidhje me mos shkarkimin e gjyqtarëve nga KLD. Ai e konsideroi këtë vendim të turpshëm dhe të neveritshëm.

Gramoz Ruçi:  Është e turpshme e neveritshme dhe alarmante dhe një provë më shumë që ne duhet të përshpejtojmë hapat e reformës në drejtësi dhe institucionet të vihen në vendin e tyre me qëllim që fenomene të tilla që nuk na nderojnë ne që të bëjnë që këto veprim të KLD të mos përsëriten nga organet e reja që do ngrihen sipas kushtetutës.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka folur për sistemin komunist, madje nuk nguron të thotë se atë e quajnë edhe nostalgjik.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, me rastin e ditës së Europës, kryetari i Parlamentit, tha se në sistemin komunist në Shqipëri nuk kishte as drogë dhe as krim.

Kur Shqipëria zgjodhi të rrëzojë sistemin -tha Ruçi – shqiptarët i gjetën këto fenomene mes europianëve.

Në përgjigje ndaj deputetëve holandezë, kryeparlamentari tha se nuk është e drejtë që Shqipëria të identifikohet si një vend ku mbillet kanabisi, ndërkohë që fara dhe tregu vijnë nga Holanda.

Gramoz Ruçi: Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik mua, meqë vij nga sistemi i kaluar. 

Në atë sistem nuk kishte as drogë, as korrupsion, as prostitucion dhe as kriminalitet. 

Ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, siç u hap ose duhet të mbanim diktaturën dhe të qëndronim mbyllur pa këto fenomene. 

Dhe të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, por i gjetën mes europianëve. 

Dhe gjithë kjo betejë ose kjo luftë duhet fituar bashkërisht. Se do të vazhdoja t’i thoja kolegut holandez që nëse është njollë e zezë mbjellja e hashashit, e vetmja në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia është në Holandë, tregu është në Holandë se është e ligjëruar dhe unë nuk akuzoj Holandën që është vendi i BE, por kam të drejtën të mos më identifikojnë mua si vend me këto, por të më vlerësojë për përpjekjet që unë bëj dhe rezultatet e arritura si rezultat i zbatimit të ligjit deri tek vetingu për ta përvëluar këtë fenomen negativ për vendin tonë. 

Ruçi: Në Eurovizion nuk ka tre holandezë, por tre shqiptarë

Ruçi: Nëse një deputet përmend një qytetar shqiptar që ka kryer një akt kriminal në Holandë unë do t’i thosha që ka me dhjetëra qytetarë që në fusha janë simbol edhe për BE edhe për holandezët. 

Besoj nuk ka tre holandezë që konkurojnë ne Eurovizion, por tre shqiptarë ka. Kjo është një kartë pozitive dhe tre shqiptarë përefaqësojnë Shqipërinë, Italinë dhe Qipron.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *