Dorëzimi i mandatit nga Tahiri, Braho “troket” në zyrën e Ruçit

Kryesore Politikë

Gjurma 4 Maj 2018

Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se Spartak Braho është drejt rikthimit në parlament.

Braho është duke zhvilluar një takim me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë ish-ministri Saimir Tahiri nuk e ka dërguar ende zyrtarisht letrën e dorëzimit të mandatit të deputetit. Pritet që kërkesa e tij për heqjen dorë nga mandati të dorëzohet sot.

Nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me qellimin e takimit mes Rucit dhe Brahos. Kujtojme se dje Braho ka theksuar se ende nuk e ka vendosur se cfare do te beje.
“Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Nuk kam vendosur nëse do të pranoj”- ka thene ai.
Braho ka qenë deputeti i LSI-së nga viti 2013 deri në vitn 2017,
ndërsa tani është këshilltar i kryeministrit Rama.
Nëse Spartak Braho nuk e pranon mandatin, deputeti më i ri në Kuvend pritet që të jetë kryetari i FRESSH, Eljo Hysko.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *