Dorëzohen në polici 2 vrasësit e shqiptarit, një killer sapo kishte dalë nga burgu

Botë Kryesore Rrotull

Dorëzohen në polici dy autorët e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar, Viktorian Pikaku, i vrarë në Corato të Barit.

Mediat italianë bëjnë të ditur se pas kqyrjes së kamerave në sheshin ku u qëllua i riu shqiptar në sheshin kryesor, në rrugën Duomo, policia ka nxjerrë nga afër pamjet e e dy autorëve të ngjarjes tragjike që i mori jetën të riut.

Pikërisht pamjet filmike duke se kanë detyruar dy autorët, që e kanë pranuar se e kanë kryer një vrasje të tillë, që të dorëzohen në polici.

Dy killerat janë dorëzuar në Komandën e Karabineriave të Tranit.

Gjithashtu bëhet e ditur se një nga të vetëdorëzuarit, është nga Trani. Ai mësohet se ka qenë i burgosur kohët e fundit dhe nuk ka shumë që ka lënë qelitë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e një gushtit në Sheshin Abbazia, ku ishte i tejmbushur me njerëz.

Një motor skuter i është afruar 23-vjeçarit dhe e ka qëlluar mbas shpine. Kanë qenë kamerat që kanë fokusuar momentin e lëvizjes, së dy personave, njëri në këmbë dhe tjetri më motor. Pas atentatit ata kanë ikur së bashku me motorin Skuter.

Autopsia do të tregojë se sa plumba janë përdor mbi trupin e të riut dhe të çfarë kalibri janë ata.

Ndërs pista e parë e vrasjes mendohet të jetë ajo e xhelozisë për një femër, pra krim pasioni, por nuk përjashtohet edhe ndonjë pistë tjetër si hipotezë nga policia italiane.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *