Dosja e Skerdilajd Konomit në makinën e Ndojit? Lala: Nëse dokumente të vjedhura vërtetohen, prokurori duhet të arrestohet

Kronike Lajme

Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u fol edhe për faktin se në makinën e prokurorit të plagosur Arian Ndoja dyshohet se janë gjetur dokumente të vjedhura nga Prokuroria e Durrësit e se ndër ta është edhe dosja e prokurorit të plagosur në atentat Skerdilajd Konomit.

Gazetarja Klodiana Lala tha se nëse vërtetohet se në makinën e prokurorit Ndoji është dosja e Skerdilajd Konomit ose po ashtu vërtetohet se ka në mjet dokumente të vjedhura nga Prokuroria e Durrësit, atëherë prokurori duhet të arrestohet.

Klodiana Lala: Nëse vërtetohet që një dokument i vjedhur nga dy ngjarjet në Durrës, ishte në makinën e Prokurorit Ndoja, ai duhet të arrestohet.

Gazetari Xhevahir Zhabina: Ndoja është në situatë të vështirë, pasi nuk ka si të justifikojë dokumentet që u gjetën në makinën e tij. Ndoshta pritet të merret përsëri në pyetje.

Arben Hajdarmataj: Kjo ngjarje nuk mund të mbyllet me kaq. Uroj që Polica të vihet në veprim, por për fat të keq situata në Durrës është e rëndë, për shkak të pronave dhe grupeve kriminale që janë aty.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *