Dosjen “Shullazi”/ Grushta e shpulla mes prokurorëve dhe ndërhyrje të policisë

Kronike Kryesore Lajme

Pas nisjes se hetimeve disiplinore ndaj prokuroreve dhe transferimit te tre prej tyre nga kryeprokurorja Arta Marku për shkak të refuzimit për të punuar me dosjen “Shullazi”,  ata janë perplasur fizikisht me eproren e tyre Donika Prela.

Pak orë pasi janë njohur me hetimin disiplinor të nisur kundrejt tyre, 10 prokuroret kanë shkuar të enjten pasdite rreth orës 18:00 dhe janë futureme force në zyrën e drejtueses së prokurorisë së Tiranës Donika Prela për të kërkuar shpjegime se përse janë penalizuar dhe transferuar në detyre.

Prela, siç raporton Vizion Plus, nuk i ka pritur koleget e saj dhe i ka kërkuar që të dalin jashtë., madje ajo ka kërkuar edhe ndihmen e forcave te rendit. Burime bëjnë të ditur se ka pasur tone të larta, fyerje mes prokuroreve deri tgek degjenerimi I situatës në përdorimin e grushtave dhe shpullave mes drejtues se prokurorisë së Tiranës Donika Prela dhe një prokuroreje emri të cilës nuk është bërë I ditur. Fillimisht për të qetësuar gjakrat mberriti në vendngjarje policia e shtetit dhe me pas drejtuesi I saj Ardi Veliu.

Krimet e Renda reaguan zyrtarisht mbi këtë çështje duke pergenjeshtruar lajmin se ka pasur tensione apo hyrje ne zyre te drejtueses Prela.

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.

Vendimi i Arta Markut erdhi pas rebelimit të prokurorëve në një mbledhje të zhvilluar me Donika Prelën. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Vendimi tyre u pasua me kërkesën e djeshme të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj të gjithë grupit të prokurorëve, ndërsa tre prej tyre janë transferuar në Prokurori më të ulta. Kështu, Olsian Çela ka kaluar përkohësisht në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj në atë të Pukës ndërsa Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit. Hajdarmataj deri para disa kohësh ishte drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe pjesë e grupit që po heton ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana. Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela

Prokurorët për të cilët u vendos hetim disiplinor

Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn

Prokurorët e transferuar në rrethe

Olsian Çela- Transferohet në Berat

Sonila Muhametaj- Transferohet në Pukë

Besim Hajdarmataj-Transferohet në Pogradec

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *