Drafti i plote/ Amnistia për të burgosurit, ja kategoritë që përfitojnë dhe ata që penalizohen

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Zbardhet drafti i plote i Amnistise qe do te miratohet nga ana e qeverise. Javen e ardhshme pritet qe Keshilli i Minitrave te miratohet draftin e hartuar nga Ministrise e Drejtesise. Gjurma.al ka siguruar draftin e plote te Amnistise, kategorite qe perfitojne. Sipas burimeve drafti qe pritet te kaloje edhe ne Parlament, do te kete nje numer te vogel perfituesish dhe ato ne numer me te shumte do te jene te burgosurat femra.

Sipas projektligjit, amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet, gjobë, ose shërbim prove, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Nga ana tjetër, përfitojnë edhe personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Po kështu, amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet, si dhe personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç dhe personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Nga ana tjetër, drafti parashikon që të amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, u zbritet 1/4 e dënimit të mbetur. Ndërkohë, nuk përfitojnë amnisti personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale, të dënuarit për krime seksuale, krime në familje, terrorizëm, banda të organizuara kriminale, krime kundër shtetit.

DRAFTI I PLOTE

KUVENDI

 

PROJEKT LIGJ

Nr. _____/2019

 

PËR DHËNIE AMNISTIE

 

 

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, germa ë, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

 

  1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimittë gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

 

  1. Dhënia e amnistisë sipas këtij ligji, udhëhiqet nga:

 

  1. parimet e humanizmit;
  2. arritjes së qëllimit të dënimit;
  3. rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen;

ç) edukimit dhe rehabilitimit;

  1. d) mbrojtjes së interesit publik; si dhe
  2. dh) dhënies së mundësisë së integrimit mëtë lehtë dhe mëtë shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra.

 

Neni 2

Përkufizime

 

  1. Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm kuptohet:

 

  1. “I dënuar”, në kuptim të këtij ligji, konsiderohen:
  2. personat e dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë për krime të rënda dhe që brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatat respektive të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 30.09.2019;
  3. personat e dënuar deri në datën 30.09.2019 nga gjykatat respektive të apelit;
  • personat e dënuar deri në datën 31.07.2017 nga Gjykata e Lartë, kur kjo e fundit ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka disponuar me vendim sipas parashikimeve të nenit 441,germat “b”, “c” dhe “d”, të Kodit të Procedurës Penale dhe për personat e dënuar deri në datë 30.09.2019 nga Gjykata e Lartë e cila ka disponuar me vendim sipas parashikimeve të nenit 441, germa“b”,të Kodit të Procedurës Penale;
  1. personat e dënuar deri në datën 31.07.2017nga Gjykata e Lartë, kur kjo e fundit ka gjykuar si shkallë të parë.

 

  1. “Person që i është shmangur drejtësisë” në kuptim të këtij ligji, është shtetasi që i është shmangur ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të dënimit deri në datën 30.09.2019.

 

Neni 3

Kriteret për përfitimin e amnistisë

 

  1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

 

  1. Amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

 

  1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

 

  1. Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

 

  1. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.

 

  1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

 

  1. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

 

  1. Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/4 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale.

 

Neni 4

Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë

 

  1. Pavarësisht nga parashikimet e nenit 3, pikat 1, 3 dhe6, të këtij ligji,nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuarpër:

 

  1. a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75 të Kodit Penal;
  2. b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 82, 83, 83/a, 83/b e 84/a, të Kodit Penal, si dhe në nenin 77, të Kodit Penal Ushtarak;
  3. c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a, 96 e 99, të Kodit Penal;

ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a, të Kodit Penal;

  1. d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenin 109, paragrafi i dytë dhe i tretë, në nenet 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111, të Kodit Penal;
  2. dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114 dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë, të nenit 117,të nenit 121, të Kodit Penal;
  3. e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e dytë e të tretë, të nenit 124/b, në nenet 128/a,128/b, 129 e 130/a, të Kodit Penal;

ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 134, në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë, të nenit 137/a, në paragrafin e dytë, të nenit 138, në nenet 138/a, 139, 140, 141, 141/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 143, në nenet 143/a, 143/b, 144/a, 149, 151, 152, në paragrafin e dytë të nenit 156, në paragrafin e dytë të nenit 159, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 180 e në nenin 181/a, të Kodit Penal, si dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 59, të Kodit Penal Ushtarak;

  1. f) vepra penale kundër falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë, të parashikuara në nenet 183, 184, në paragrafin e dytë të nenit 185, të Kodit Penal;
  2. g) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në nenin 186, në paragrafin e dytë të nenit 186/a, 187, 188, në nenet 189 e 191, në paragrafin e dytë të nenit 192/b, të Kodit Penal;
  3. gj) vepra penale kundër zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit, të parashikuara në nenin 197 të Kodit Penal;
  4. h) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në nenet 201, 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/a, 202/b, 203, 206/a, në paragrafin e dytë të nenit 206/b, 207/a, 207/b, 207/c, 207/çtë Kodit Penal;
  5. i) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;
  6. j) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228 të Kodit Penal;
  7. k) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 230/d, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b, të Kodit Penal;
  8. l) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 235, në paragrafin e dytë të nenit 236, në nenet 237, 238, 243, 244, 244/a, 245, 245/1, 248, 248/a, 250, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 270, 274, 274/a, 274/b në paragrafin e parë, të katërt, të pestë, të gjashtë dhe të shtatë të nenit 278, në nenin 278/a, në nenin 278/b, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenin 282/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 283, në nenin 283/a, në nenin 284, në nenet 284/a, 284/c, 284/ç, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/ c, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt të nenit 290, në nenet 293, 293/a, 293/b, 293/c, 294, në paragrafin e parë, të tretë, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në nenet 298, 299, të Kodit Penal, dhe në nenin 70, të Kodit Penal Ushtarak;
  9. ll) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 302, në paragrafin e dytë të nenit 309, në nenin 312, në nenin 312/a, në nenin 313/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 313/b, në nenet 314, 316, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në nenin 323, në nenin 324, në nenin 324/a,të Kodit Penal;
  10. m) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 326, 326/a, 327/a, në nenin 328, në nenin 328/a, 328/b, në nenin 329, në nenet 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a, të Kodit Penal;
  11. n) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

 

  1. Pavarësisht nga parashikimet e nenit 3, pikat 2, 4, 5 dhe 7, të këtij ligji nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

 

  1. a) krime kundër jetës, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81 të Kodit Penal;
  2. b) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenin 87, në paragrafin e dytë, të nenit 88 të Kodit Penal;
  3. c) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 103, 104, 107/a, 108 të Kodit Penal;

ç) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenin 109, 109/b, 110/atë Kodit Penal;

  1. d) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në nenin 128/b të Kodit Penal;
  2. dh) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenin 139, 140, 141 të Kodit Penal;
  3. e) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;

ë) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 237, 238, 274, 274/a, 274/b 278/a, 278/b 282/a, 283/a 284/a, 288, 288/c, 288/ç dhe 293 të Kodit Penal;

  1. f) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 

  1. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të nenit 2, germa“b”, të këtij ligji.

 

  1. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti, subjektet e përcaktuar në nenin 3, pikat 1, 3 dhe 6, të këtij ligji, në rast se janë përsëritës të së njëjtës vepër penale.

 

 

 

Neni 5

Të drejtat civile në procesin penal

 

Nga zbatimi i këtij ligji nuk cenohen të drejtat civile në procesin penal dhe as shpenzimet gjyqësore të kryera gjatë gjykimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

Neni 6

 Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

K R Y E T A R I

 

 

GRAMOZ RUÇI

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *