Dua Lipa, një tjetër sukses, shqiptarja mes 3 artistëve më të dëgjuar në botë

Kulturë Showbiz

Gjurma 7 Maj 2018

Këngëtaret shqiptare tashmë po ngjiten lart e më lart në arenën ndërkombëtare me sukseset e tyre. Këngët e tyre po thyejnë rekorde dëgjimi dhe klikimi.

Dua Lipa ka postuar në rrjetin e saj social Instagram lajmin se renditet si këngëtarja më e dëgjuar në botë në Spotify, dhe duket shumë e entuziazmuar për këtë fakt.

22 vjeçarja po arrin të kapë majat e suksesit me super hitet e saj botërore të cilat dëgjohen dhe klikohen pafund në të gjithë botën. Dua  ka arritur të korri një tjetër sukses të madh dhe ky është një super fillim i mbarë për të.


(Postimi i Dua Lipës në Instagram)

Dy dite me pare përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, UEFA ka bërë të ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të bëjë hapjen zyrtare të finales së Champions League.

Për të konfirmuar Dua Lipën, UEFA ka publikuar një videoje promovuese të finales së Championsit në të cilën ajo shihet si hije dhe në sfond dëgjohen tingujt e këngës ‘New Rules’.

Të gjithë e presin me padurim që të fillojë ndeshja Real Madrid–Liverpool në Kiev të Ukrainës (26 maj), ku përveç lojës që pritet të jetë fantastike, tani edhe më të veçantë do ta bëjë prezenca e këngëtares shqiptare, ambasadores më të mirë shqiptare.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *